Ndihmat ekonomike

Subvencionimi për shoqëritë tregtare të regjistruara dhe punëdhënësit në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike

Afati për të aplikuar për subvencionim ne kuadër të masave 1.1, 1.2, 1.3 të Pakos për Ringjallje Ekonomike është deri më 15 tetor, ora 24:00. Udhëzuesin për aplikim e gjeni këtu.

Informata më të detajuar:

  • Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë -Subvencionim i pagës deri në 50% të pagës mujore bruto për 3 muaj. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.
  • Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10% të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.
  • Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Subvencionim i pagës deri në 50% të pagës bruto mujore për 3 muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.