Afati për të aplikuar për subvencionim ne kuadër të masave 1.1, 1.2, 1.3 të Pakos për Ringjallje Ekonomike është deri më 15 tetor, ora 24:00. Udhëzuesin për aplikim e gjeni këtu.
Informata më të detajuar:
- Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë -Subvencionim i pagës deri në 50% të pagës mujore bruto për 3 muaj. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.
- Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10% të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.
- Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Subvencionim i pagës deri në 50% të pagës bruto mujore për 3 muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.