Category

Ndihmat ekonomike

Subvencionimi për shoqëritë tregtare të regjistruara dhe punëdhënësit në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike

By Ndihmat ekonomike

Afati për të aplikuar për subvencionim ne kuadër të masave 1.1, 1.2, 1.3 të Pakos për Ringjallje Ekonomike është deri më 15 tetor, ora 24:00. Udhëzuesin për aplikim e gjeni këtu.

Informata më të detajuar:

  • Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë -Subvencionim i pagës deri në 50% të pagës mujore bruto për 3 muaj. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.
  • Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10% të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.
  • Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Subvencionim i pagës deri në 50% të pagës bruto mujore për 3 muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur. Vendimin mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për këtë masë e gjeni këtu.

Njoftim për tatimpagues – Certifikata e të punësuarit, shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI

By Ndihmat ekonomike

Certifikata për të punësuarit përmes Sistemit Elektronik EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zingjirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve) nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë, sipas masave të reja që janë fuqi nga 29 gushti deri më 13 shtator. Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Për më shumë informata kliko këtu

Ndihmat ekonomike

By Ndihmat ekonomike

Këtu gjeni përditësimet e fundit në lidhje me ndihmat apo lehtësimet financiare për sektorin privat.

  • Me vendimin e Qeverisë Nr. 04/60 të datës 27/01/2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, do të hiqen të gjitha ndëshkimet për ata që kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjës) dhe interesit deri më 30 qershor 2021. Lexoni më shumë këtu.
  • Me vendimin e Qeverisë Nr. 20/2021 të datës 19/04/2021, shtyhen afatet e deklarimit të pasqyrave financiare. Vendimin e plotë mund t’a lexoni këtu.
  • Me vendimin e Qeverisë Nr. 08/08 të datës 21/04/2021, bizneset që kanë pësuar rënie për shkak të kufizimeve të vendosura për mbyllje dyjavore (vendi s smi Nr. 01/05, datë 05/04/2021) punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të aplikojnë për subvencionim të pages së punëtorëve dhe subvencionim të qirasë deri me datë 11 maj 2021. Lexoni më shumë këtu.

 

Udhëzues për aplikim për subvencionim të pagave dhe të qirasë.