Së shpejti është menduar të fillohet me trajnimet e përfaqësuesve të bizneseve për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës gjatë pandemisë.
Tajnimi do të zgjerohet mbi mënyrat se si punëtorët dhe menaxherët e bizneseve duhet të sillen sipas masave dhe me praktikat më të mira higjienike dhe të distancës, nga momenti kur nisen për në punë e deri pasi ta përfundojnë atë.
Këto trajnime do të mbahen nga një ekspert lokal, që është i licencuar nga Inspektoriati i Punes dhe Agjencioni i Menaxhimit te Emergjencave për vlerësimin e rrisqeve në vendin e punës – pjesë e të cilave është tashmë edhe COVID-19.

 

  • Qëllimi kryesor i trajnimit është njoftimi për masat e reja dhe praktikat më të mira. Ky trajnim është falas dhe i qasshëm për të gjitha bizneset e interesuara.
  • Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësitë do të marrin një çertifikatë pjesëmarrje në trajnimin, një sticker që tregon përfundimin e trajnimit e qe vendoset në derë, dhe QR kodin. Përmes skanimit të QR kodit, klientët kanë mundësi të shohin në një vend të gjitha masat e fundit rreth COVID-19 në mënyre që të ndihen të sigurtë në atë biznes.
Për të inkurajuar respektimin sa më të madh të masave, është menduar që bizneset që identifikohen si model i mire për t’u ndjekur apo që ndajnë me partnerët e projektit përvojat e tyre në menaxhimin e pandemisë, të promovohen përmes storieve të suksesit në një newsletter që do të dërgohet në periudha dyjavore për të informuar bizneset për përditësimet e masave apo përmbatjes së web-it. Besojmë se kjo do të nxiste një konkurrencë pozitive në mes të bizneseve dhe interesimin e tyre për të ndjekur trajnimin.