Partnerët
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNKT
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) përbëhet nga subjekte, agjenci, fonde dhe bashkëpunëtorë me stafin nga Kosova dhe jashtë vendit, të gjithë të përkushtuar thellë në Agjendën 2030 me ekspertizën e tyre unike.
Si nëpunës civilë ndërkombëtarë, puna e tyre siguron që askush, as në nivel lokal dhe as në ndërkombëtar, të mos mbetet pas në ndjekjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Ekipi i tyre beson se kjo arrihet përmes një qasjeje të bazuar në të drejta që eliminon varfërinë, mbështet shëndetin dhe arsimin, dhe rrit në mënyrë të qëndrueshme një ekonomi ndërsa mbron planetin tonë.
UNKT është një ombrellë për këto ndërhyrje. Udhëheqësja e tyre, Koordinatorja për Zhvillimit e Kombeve të Bashkuara (UNDC), lehtëson dialogun e brendshëm dhe koordinon ekipin e tyre për të siguruar që përpjekjet e tyre bashkëpunuese të kenë një ndikim efikas dhe efektiv në Kosovë.
Oda Ekonomike e Kosovës
Oda Ekonomike Kosovës (OEK), është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës. OEK-u është organizatë profesionale e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kosovës 2004/7) i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. OEK është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike.
Oda Ekonomike e Kosovës analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bënë ndërkombtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Oda Ekonomike e Kosovës kontribon në zhvillimin e ndërmarrjeve, poashtu me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqërisë kosovare me vlerat evropiane.
Platforma Civikos
Platforma CiviKos është bashkim vullnetar i organizatave të shoqërisë civile, të përkushtuara për zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për bashkëpunim midis shoqërisë civile dhe autoriteteve publike.
Themelimi i saj u bë pranverë të vitit 2007, kur institucionet vendore në Kosovë tashmë kishin marrë shumicën e kompetencave dhe shoqëria civile ishte shndërruar në një aktor të rëndësishëm të ndërtimit të demokracisë në Kosovë. Një numër i madh organizatash të shoqërisë civile së bashku me Zyrën e Kryeministrit filluan këtë proces me qëllim të hapjes së rrugës institucionale të bashkëpunimit në mes të dy sektorëve.
Ky projekt i përbashkët për të krijuar një bazë bashkëpunimi ndëmjet hisedarëve të ndryshme vjen si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Odës Ekonomike të Kosovës për të përfshirë sektorin privat në përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm, e që është në hap me Dekadën e Veprimit të Agjendës 2030 e ratifikuar edhe nga Parlamenti i Kosovës.