Rreth nesh
Pandemia COVID-19 dhe masat përcjellëse kufizuese kanë sjellur bizneset në një situatë të pazakonshme duke i’u vështirësuar mënyren e të bërit biznes dhe operimet në përgjithësi.
Bizneset tani pashmangshmërishtë duhet t’i adaptojnë operimet e tyre me kushtet e reja, qofshin ato në aspektin e rregullave dhe standardeve të shëndetit dhe sigurisë, përshtatjes së modelit të biznesit, transformimit digjital, menaxhimit të brendshëm, apo kulturës organizative.
Duke marrë parasysh se të gjitha bizneset (sidomos gastronomia) janë të prekura nga pandemia, e në anën tjetër klientëve u është krijuar pasiguri dhe frikë të gjinden në ato ambiente, është e rëndësishme të krijohet një platformë e cila i ndihmon bizneset drejt kapërcimit të krizës, përshtatjes me rregullat e reja dhe rikthimin sa më të shpejt në normalitet.
Projekti Building Back Better – Realitet i Ri ka ardhur si përgjigjje për t’i adresuar sfidat e lartëpërmendura, përmes një bashkëpunimi të Zyrës së Kombeve të Bashkuara me Odën Ekonomike të Kosovës, dhe parter implementues CiviKos.
Projekti në tërësi, e veçanërisht web platformës, ka për qëllim të mbeshtes bizneset në identifikimin dhe implementimin e masave obligative te COVID-19, në mbajtjen e kontrollit në vendin e tyre të punës për të ndaluar transmisionin e COVID-19, si dhe në rindërtimin më të mirë të ambientit biznesor në këtë realitet të ri që po jetojmë.
Pjesë e projektit janë edhe kampanja e vetëdijësimit për shpërndarjen praktikat më të mira higjienike dhe të distancimit fizik për bizneset dhe klientet, kujdesit të shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe rolin që kanë bizneset në menaxhimin e pandemisë e kapërcimin më të lehtë të krizës.