COVID-19 info

Llojet e testimeve

Testimi është mënyra e vetme për të zbuluar statusin e vërtetë të çdo personi në mënyrë individuale – kontaktin e mëparshëm me virusin ose praninë e mundshme për momentin. Në këtë mënyrë zbulohet numri i vërtetë i pacientëve të sëmurë nga koronavirusi (Sars-CoV-2).

  • Testi molekular (test RT-PCR)

Është që kryhet në materialin e marrë nga tamponi nazo-faringeal. Koha mesatare e marrjes së rezultatit varet nga laboratorët (mund të jetë rreth 12-24 orë por, në rast se ka shumë kërkesa, mund të duhen disa ditë).

Çfarë tregon?: Lejon që të diagnostikohet një infeksion nga koronavirusi i ri në fazën aktive dhe kryhet në laboratorët e autorizuar në nivel kombëtar.

  • Testi molekular i pështymës (RT-qPCR, protokolli SalivaDirect i Universitetit të Yale)

Kërkon praninë e virusit në pështymë, që merret nga goja nëpërmjet një tamponi ose provëze. Prokotolli i ri i grumbullimit ka avantazhe të ndryshme: eliminon bezdinë e tamponit nazo-faringeal dhe kalon problemin e mungesës së këtyre tamponëve. Ky testim nuk është ende lehtë i disponueshëm masivisht.

  • Testi antigjenik (i quajtur edhe “tamponi i shpejtë”)

Ky test kryhet me materialin e marrë nga tamponi nazal (ose nazo-faringeal); përgjigjja merret në më pak se një orë, shpesh mjaftojnë 20 minuta). Një rezultat pozitiv përgjithësisht është i pritshëm, ndërkohë që për shkak të ndjeshmërisë së ulët molekulare është e mundur që të merren rezultate false mbi negativët.

Çfarë tregon?: Nëse del pozitiv nënkupton që kemi një infeksion aktiv nga koronavirusi (por siç u përmend, është në gjendje të përjashtojë me siguri praninë e infeksionit, në rast se rezulton negativ).

  • Testi i antitrupave (testi serologjik i gjakut)

Ky test kryhet duke marrë një kampion gjaku ose një pikë gjaku nga gishti. Rezultati del për pak kohë (kur gjaku merret nga gishti) ose në harkun e disa ditëve (kur merret një kampion gjaku). Është e rëndësishme që të sqarojmë që të dyja mënyrat nuk mbivendosen. Metoda e marrjes së gjakut nga gishti është më pak e saktë (prania e rezultateve të shumta false për pozitivët) dhe rezultati i marrë duhet të konfirmohet me një tjetër test të kryer me kampion gjaku.

Çfarë tregon?: Nëse është pozitiv, indikon që kemi qenë të ekspozuar ndaj virusit në të shkuarën, por nuk është në gjendje të thuhet nëse ende kemi një infeksion në fazë aktive (pra nëse mund të infektojmë të tjerët).

Llojet e testimeve